top of page

Historia Ime

Jam nënë krenare e 2 fëmijëve, Artit 21 dhe Arbës 15 vjeçare. Shumica prej jush më njihni si Miss i parë i Kosovës (1990), vajza që theu shumë tabu dhe prezantoi Kosovën në skenën e modës në botë.
Nuk ishte rrugëtim i lehtë sepse nuk ishte e lehtë në atë kohë, për shkak të vështirësive që po kalonte vendi dhe rajoni, por megjithatë bëra histori suksesi si modele. 
E shijova të qenurit pjesë e shumë sfilatave të modës, reklamave dhe seteve fotografike në Britani të Madhe dhe Evropë.

Disa prej jush mund të më kujtojnë për organizimin e ngjarjeve të ndryshme për mbledhjen e fondeve, me qëllim promovimin e shëndetit e mirëqenies si mini-maratona 5 km apo vlerat e traditës shqiptare si Ballo Shqiptare.

  • Instagram
  • Linkedin
  • Facebook
Aferdita Paqarada 81.jpg

Ose mund të më njihni si dizajnere mode me koleksione kuptimplota ndërgjegjësimi, në mbështetje të grave të cilat i mbijetuan kancerit dhe fëmijëve të cilët luftojnë kancerin.

 

Ajo që mund të mos e dini është se unë jam vetë një e mbijetuar nga kanceri - përvojë që më ndryshoi jetën në 2010, në shumë mënyra.  Që atëherë, jam mirënjohëse për çdo ditë të re të shëndetshme, ndihem në paqe me veten dhe jam e pasionuar pas jetës dhe mundësive të saj të jashtëzakonshme. Ndërsa e bëj këtë, shpesh në përpjekje të bashkërenduara me miq e bashkëpunëtorë, e herë të tjera duke e çelur rrugën krejtësisht vetë, kam kënaqësinë të ndaj mësimet e ndjesitë sepse besoj tek bukuria e te ndarit të gjërave.

 

Pra, mirë se vini në faqen time dhe në këtë, sërish përvojë të parë siç është “VIP Big Brother Kosova" një projekt mahnitës që zhvillohet për të parën herë në Kosovë dhe rreth të cilit dihem e privilegjuar dhe e nderuar të ndaj mendimet e mia për personazhet e famshëm që  kanë bërë lëvizjen e guximshme për t'u hapur ndaj publikut.  E kuptoj që kërkon shumë forcë për të lejuar audiencën të gjykojë për mënyrën tuaj të të menduarit, besimet, veprimet dhe rutinat përgjatë 100 ditëve.

 

Mezi e pres këtë rrugëtim dhe do të bëj më të mirën, duke qenë e sinqertë, mendjehapur, e mirëkuptueshme dhe duke vlerësuar diversitetin e tyre.

Maratona

Ballo Shqiptare

bottom of page